top of page


AMRKS pjesë e deklaratës globale për Dekadën e Veprimit për Transport të Qëndrueshëm
Asociacioni Kosovar i Motorizimit – AMRKS, si anëtar i rregullt i Aleancës Globale të OJQ-ve për Sigurinë Rrugore, mbështet deklaratën e publikuar nga Aleanca me rastin e lansimit të Dekadës së Veprimit për Transport të Qëndrueshëm. Si pjesë e një rrjeti me mbi 400 organizata nga 100 vende, AMRKS kontribuon në sjelljen e këtyre përpjekjeve globale edhe në Kosovë, përmes promovimit të sigurisë rrugore, mobilitetit të qëndrueshëm dhe politikave të bazuara në evidencë.Ky anga


Rob McInerney, Kryeshefi Ekzekutiv i IRAP është folësi i parë i Konferencës së 10-të Jubilare Ndërkombëtare
Rob McInerney, Kryeshefi Ekzekutiv i Programit Ndërkombëtar të Vlerësimit të Rrugëve (IRAP), është folësi i parë i Konferencës së 10-të, Jubilare Ndërkombëtare, AI – Siguria kibernetike dhe siguria rrugore, e cila organizohet nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit (AMRKS), Akademia Tempulli, dhe Instituti për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport. Rob McInerney është Drejtor Ekzekutiv me përvojë me një pasion për sigurinë rrugore dhe shpëtimin e jetëve. Ai është i aftë në


Edward Thomas Anderson folës në Konferencën e 10-të Jubilare
Edward Thomas Anderson është Drejtor për Siguri Publike në Misionin e OSBE-së në Kosovë. Departamenti i tij fokusohet në përmirësimin e kapaciteteve të agjencive të sigurisë publike në Kosovë, duke u fokusuar veçanërisht në luftën kundër aktiviteteve kriminale në sferat fizike dhe dixhitale. Përvoja e z.Anderon përfshin karrierë në policinë e shtetit dhe si hetues i veçantë i viktimave, si dhe ka përfunaur shkollimin në Drejtësi nga Shkolla e Drejtësisë John Marshall, si ka p


Edicioni i 10-të i Konferencës Ndërkombëtare “IA-Siguria kibernetike dhe siguria rrugore
Organizohet edicioni i 10-të i Konferencës Ndërkombëtare “ IA-Siguria kibernetike dhe siguria rrugore”, e cila mbahet në Prishtinë me datë 7 Maj 2024 . Sikurse viteve të tjera edhe kësaj radhe në këtë konferencë është planifikuar të marrin pjesë përfaqësues të disa institucioneve dhe organizatave kredibile, që merren me çështje të trafikut, transportit dhe promovimit të sigurisë rrugore, nga vende të ndryshme të botës. Këshilli organizativ i konferencës së bashku me partnerët


Antonio Avenoso është folësi i radhës në Konferencë
Antonio Avenoso është Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Evropian të Sigurisë në Transport (ETSC), një organizatë jofitimprurëse me bazë në Bruksel, e dedikuar për uljen e numrit të vdekjeve dhe lëndimeve në transport. Antonio ka punuar në ETSC që nga viti 2001 dhe është emëruar në rolin e Drejtorit Ekzekutiv në vitin 2008. Brenda ETSC Antonio ka menaxhuar disa rrjete kërkimore ndërkombëtare dhe programe të sigurisë rrugore.


Mevlan Bixhaku folës në Konferencën e 10-të Ndërkombëtare
Mevlan Bixhaku është specialist i mobilitetit urban dhe sigurisë rrugore, me përvojë mbi 20 vjeçare. Ai është i njohur në nivel lokal dhe ka bashkëpunuar me organizata ndërkombëtare në hartimin e planeve të mobilitetit urban dhe planifikimin e transportit, duke udhëhequr projekte të rëndësishme në lidhje me mobilitetin urban në shumë komuna të Kosovës. Për më tepër, ai zotëron aftësi substanciale të të dhënave në sigurinë rrugore, duke përfshirë menaxhimin e sigurisë rrugore


Muhamed Krasniqi folës në Konferencën e 10-të Jubilare
Muhamed Krasniqi është Doktor Shkence për Trafik dhe Transport dhe për shumë vite punon si profesor i rregullt në Akademinë Tempulli. Z.Krasniqi është i angazhuar në institucionet publike në vend dhe rajon. Është autor i disa dispensave dhe kërkimeve shkencore të aplikuara dhe merr pjesë në projekte vendore dhe ndërkombëtare në arsim, inxhinieri dhe siguri rrugore. Ai është gjithashtu organizator i shumë tryezave të rrumbullakëta shkencore dhe konferencave ndërkombëtare. Ai t


Albion Bikliqi folës në Konferencë
Albion Bikliqi është një sipërmarrës vizionar dhe lider në biznesi me pasion për inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm. I lindur dhe i rritur në Kosovë, Albioni demonstroi një aftësi të hershme për ndërmarrësi dhe lidership. Pas përfundimit të shkollimit për administrim biznesi, Albioni nisi një rrugëtim dinamik karriere, i nxitur nga dëshira për të bërë një ndikim pozitiv në komunitetin e tij dhe më gjerë. Që nga janari 2023, Albion Bikliqi shërben si këshilltar për sigurinë


AMRKS merr pjesë në Punëtorinë e Inovacionit “Rrugët më të sigurta për njerëzit dhe planetin
4-6 Tetor 2023, Pragë, Çeki Udhëheqësi i KosovoRAP-it, profesor Muhamed Krasniqi mori pjesë në Punëtorinë e Inovacionit “Rrugët më të sigurta për njerëzit dhe planetin” të organizuar nga iRAP. Kjo punëtori dyditore përveç prezantimeve dhe diskutimeve interesante ishte mundësi shumë e mirë për zgjerimin e rrjetëzimit të mëtutjeshëm të AMRKS me organizatat tjera nga mbarë bota. Gjate takimeve të shumta me ekspertë në inovacionin e sigurisë rrugore, u diskutuan politikat, teknol


U mbajt Konferenca e nëntë ndërkombëtare “Vlerësimi i Sigurisë Rrugore-Sfidat dhe Mundësitë”
Prishtinë, 25.01.2023 Drejtori i Akademisë Tempulli, profesor Muhamed Krasniqi, në fjalën e tij hyrëse shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për pjesëmarrjen dhe kontributin e institucioneve të fushës nga vendi dhe bota në këtë konferencë. Ai theksoj se kjo përkrahja e kësaj ngjarje edhe nga komuniteti akademik që kanë të bëjnë me trafikun, transportin dhe sigurinë rrugore, e kanë vendosur Kosovën në hartën e ngjarjeve më të rëndësishme në rajon dhe përtej. Në panelin hyrës të
bottom of page



