Fushat e Veprimit & Shërbimet
Analiza dhe
Ekspertiza të Aksidenteve
Hulumtime
dhe Studime
Trajnime
dhe Ndërtim Kapacitetesh


![[CITYPNG.COM]Classroom Training Black Icon PNG - 800x800.png](https://static.wixstatic.com/media/9b99da_32b5688069ec49fb823bbc685de18685~mv2.png/v1/fill/w_135,h_136,al_c,q_85,usm_0.66_1.00_0.01,enc_avif,quality_auto/9b99da_32b5688069ec49fb823bbc685de18685~mv2.png)
Konsulenca
për institucionet

1. Siguria Rrugore dhe Transporti
-
Hartimi, zhvillimi dhe implementimi i programeve për përmirësimin e sigurisë në rrugë dhe në transport.
-
Monitorimi dhe analiza e rrjeteve rrugore, sjelljeve të përdoruesve dhe infrastrukturës për të identifikuar rreziqet dhe për të propozuar masat parandaluese.
2. Hulumtim dhe Analizë Shkencore
-
Kryerja e studimeve, analizave statistikore dhe hulumtimeve shkencore mbi aksidentet rrugore dhe faktorët e tyre.
-
Zhvillimi i raporteve dhe publikimeve të bazuara në të dhëna për të informuar vendimmarrësit dhe aktorët kryesorë.
3. Edukim dhe Trajnim Profesional
-
Organizimi i kurseve, seminareve dhe programeve trajnimi për profesionistët dhe studentët në fushën e sigurisë rrugore dhe transportit.
-
Certifikimi dhe akreditimi i programeve edukative sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
4. Konsulencë dhe Mbështetje për Politikat Publike
-
Ofrimi i ekspertizës për hartimin e politikave, rregulloreve dhe standardeve të sigurisë rrugore.
-
Mbështetje teknike për institucionet shtetërore dhe komunale në zhvillimin dhe implementimin e masave për siguri rrugore.
5. Bashkëpunim Kombëtar dhe Ndërkombëtar
-
Nxitja e partneriteteve me organizata lokale dhe ndërkombëtare për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe koordinimin e veprimeve për siguri rrugore.
-
Pjesëmarrja në projekte, konferenca dhe iniciativa globale për sigurinë në rrugë.
6. Ndërgjegjësim dhe Promovim i Kulturës së Sigurisë
-
Organizimi i fushatave, aktiviteteve edukative dhe publikimeve për të rritur vetëdijen e publikut mbi rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut dhe praktikave të sigurta.
-
Përfshirja e komuniteteve dhe shkollave në aktivitete ndërgjegjësimi për parandalimin e aksidenteve.



