top of page
Search

Vizite pune në Qendrën e Drejtimit të Sigurt në Slloveni

  • metdjali
  • May 23, 2022
  • 1 min read

Vransko, Slloveni 23 Maj 2022


Realizohet vizita e dytë zyrtare në ambientet e Qendrës së Drejtimit të Sigurt AMZS në Vransko të Sllovenisë. Interesimi për të thelluar më tutje bashkëpunimin institucional të filluar qysh para dhjetë viteve ishte arsyeja e vizitës në këtë qendër të ngasjes së sigurt, të projektuar për të ofruar trajnime në kushte të sigurta, për drejtuesit e veturave të pasagjerëve, mjeteve me përparësi kalimi, automjeteve komerciale, autobusëve dhe motoçikletave.


Gjatë takimeve është diskutuar për bashkëpunimin  e mundshëm në trajnimet bazë dhe të avancuara për të përmbushur nevojat e pjesëmarrësve të çdo niveli aftësie. Duke qenë se të dyja qendrat e trajnimeve (Tempulli dhe AMZS) kanë trajnerë dhe instruktorë të kualifikuar, ndërsa qendra e ngasjes së sigurt në qendrën AMZS në Vransko, ka edhe pajisje teknike të avancuara është diskutuar për larmi bashkëpunimesh në trajnime të ndryshme profesionale. Kjo qendër është ndërtuar në linjën e qendrave të ngjashme në Austri dhe Gjermani, dhe është në përputhje me standardet më të larta evropiane, duke përmbushur kërkesat legjislative ndërkombëtare.


Me ftesën e profesor Muhamed Krasniqit, së shpejti pritet të realizohet një vizitë pune në Kosovë, e përfaqësuesve të kësaj qendre.

 
 
 

Comments


ff6352d0-8ea6-4369-9843-a5b03fae80f7-removebg-preview (1).png

© 2026 Instituti për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport

 

  • Facebook
  • LinkedIn
  • Instagram

158 Eduard Lir 
Prishtina 10000

Kontakti

+383 45 903 903

info@instituteofroadsafety.org

 

bottom of page