top of page
Search

Takim përmbyllës për vitin 2014 i Forumit të Kosovës për Siguri në Rrugë

  • metdjali
  • Dec 24, 2014
  • 1 min read

Prishtinë, 24 Dhjetor 2014


U mbajt takimi i radhës në mes të anëtarëve të Forumit të Kosovës për Siguri në Rrugë, i cili takim ishte njëherësh edhe i fundit për këtë vit.Në takim ishin të pranishëm përfaqësues nga MASHT-i , Policia e Kosovës, Federata e Autoshkollave, Këshilli i nxënësve të Kosovës, AMRKS dhe Kolegji Tempulli.


Çështjet të cilat u diskutuan ishin aktivitetet e FKSRR gjatë këtij viti si dhe planet për realizim gjatë vitit të ardhshëm,Anëtarët shprehën se ishin të kënaqur me të arriturat e deritashme dhe secili prej tyre dha propozimet për punën që duhet të realizohet më tutje.


z. Evenoso gjatë këtij takimi inkurajoi z. Krasniqi që të zhvillojnë sa më shumë aktivitete për sigurinë në rrugë me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë për të gjithë përdoruesit e rrugës. Në anën tjetër z. Krasniqi falënderoj nikoqirin e këtij takimi duke e ftuar që sa më shpejtë të realizojë një vizitë pune në Kosovë. Organizimi i këtij takimi vjen pas disa takimeve zyrtare në mes të anëtarëve ETSC dhe të Forumit të Kosovës për siguri në rrugë, të realizuara në Shqipëri, Greqi dhe Belgjikë.

 
 
 

Comments


ff6352d0-8ea6-4369-9843-a5b03fae80f7-removebg-preview (1).png

© 2026 Instituti për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport

 

  • Facebook
  • LinkedIn
  • Instagram

158 Eduard Lir 
Prishtina 10000

Kontakti

+383 45 903 903

info@instituteofroadsafety.org

 

bottom of page