top of page
Search

Shënimi i Ditës Botërore të Përkujtimit të viktimave në aksidente në trafikun rrugor

  • metdjali
  • Nov 17, 2021
  • 2 min read

DITA BOTËRORE E PËRKUJTIMIT TË VIKTIMAVE NË AKSIDENTE NË TRAFIKUN RRUGOR, 18-21 nëntor, 2021

Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS si anëtare e FEVR-it së bashku me Tempullin, Institutin për siguri rrugore dhe hulumtime në transport, Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nga data 18 deri më 21 nëntor do të shënojnë Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave në aksidentet e trafikut rrugor.

 #WDoR2021 vë në qendër të vëmendjes uljen e shpejtësisë së lëvizjes në trafik – Shpejtësi të ulët, të cilat kanë potencialin për të parandaluar shumë vdekje dhe lëndime serioze, në veçanti ato të këmbësorëve dhe të gjithë përdoruesve të tjerë të rrugës – fëmijë, të moshuar dhe të personave me aftësi ndryshe.

 Këto aktivitete kanë filluar nga Federata Evropiane e Viktimave të Trafikut Rrugor (FEVR) në vitin 1995 dhe janë miratuar nga OKB-ja përmes Rezolutës 60/5 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me datë 26 tetor 2005 dhe është bërë thirrje për një Ditë Botërore vjetore të Përkujtimit të viktimave të trafikutrrugor, si një ditë e veçantë, e duhur dhe e dedikuar për viktimat e këtyre aksidenteve por edhe për familjet e tyre.

Ky vit shënon fillimin e Dekadës së re të Veprimit për Sigurinë Rrugore 2021-2030, gjatë së cilës Dita Botërore do të luajë një rol shumë të rëndësishëm-duke nënvizuar vetë arsyet për të gjitha veprimet e nevojshme gjatë kësaj Dekade të ardhshme.Si çdo vit, objektivat e WDoR2021 janë të sigurojnë një platformë për viktimat e trafikut rrugor dhe familjet e tyre për të:

  •  Kujtuar të gjithë njerëzit e vrarë dhe të lënduar rëndë në rrugë;

  • Pranuar dhe mirëpritur punën thelbësore të shërbimeve të urgjencës:

  • Tërhequr vëmendjen ndaj përgjegjësive ligjore ndaj fajtorëve në rastet e vdekjeve dhe lëndimeve nga aksidentet në rrugë;

  • Avokuar për veprime të bazuara në fakte për të parandaluar apo eventualisht ndaluar vdekjet dhe lëndimet nga aksidentet.

Aktivitetet e #WDoR2021 do të zgjasin 3 ditë sipas kalendarit të mëposhtëm dhe janë prezantuar edhe në kalendarin zyrtar të WDoR-së:

✓ 18 nëntor, 2021, ora 10:00 – Lansimi i aktiviteteve për Shënimin e Ditës Botërore të përkujtimit të viktimave në aksidentet e trafikut rrugor, lokacioni Lebanë (Rruga për Podujevë);

✓ 19 nëntor, 2021 ora 10:00 – Tryezë diskutimi me përfaqësues institucionesh dhe pjesëmarrës nga shoqëria civile me temën “Siguria e të rinjve në rrugë”, lokacioni Akademia Tempulli;

✓ 21 nëntor, 2021 ora 18:00 – Ndezja e qirinjve për të gjitha viktimat e aksidenteve në trafik (Teatri Kombëtar).

 Pjesëmarrja dhe përkrahja e secilit do të kuptohet si kontribut i çmuar në promovimin dhe  rritjen e sigurisë rrugore në për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

 
 
 

Comments


ff6352d0-8ea6-4369-9843-a5b03fae80f7-removebg-preview (1).png

© 2026 Instituti për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport

 

  • Facebook
  • LinkedIn
  • Instagram

158 Eduard Lir 
Prishtina 10000

Kontakti

+383 45 903 903

info@instituteofroadsafety.org

 

bottom of page