top of page
Search

Shkollat fituese të Kosovës në Edicionin e Gjashtë të Garave Republikane “Siguria në rrugë”

  • metdjali
  • May 18, 2018
  • 2 min read

Prishtinë, 18 Maj 2018


Sikurse viteve tjera për të gjashtën herë me radhë në Kosovë u mbajtën Garat Republikane “Siguria në rrugë”.  Pjesëmarrëse në këto gara nga pjesa teorike dhe nga pjesa praktike ishin 16 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta nga Komuna e Prishtinës, Ferizajit, Drenasit, Pejës dhe Klinës, të cilat u përfaqësuan me nga tre nxënës nga klasat 6,7 dhe 8.


Nxënësit garues kanë demonstruar njohuritë e tyre në njohjen e shenjave dhe rregullave të trafikut dhe shkathtësitë  teknike në ngasjen e biçikletave.


Në hapje të këtij aktiviteti morën pjesë zv. Ministri i Ministrisë të Infrastrukturës z. Idriz Selimaj, zv. Ministri i Ministrisë të Punëve të Brendshme z. Izmi Zeka, zv. Komandanti i Forcës të Sigurisë të Kosovës Gjenerali Enver Cikaqi, Nënkryetari i Komunës të Prishtinës z. Selim Pacolli, Nënkoloneli Samedin Mehmeti së bashku dhe Majorin Jeton Rexhepi, Drejtori i Drejtorisë të Arsimit në Komunën e Prishtinës z. Jonuz Salihaj, anëtarët e Forumit të Kosovës për siguri në rrugë dhe përfaqësues nga Ambasada Italiane në Kosovë.

Ndërsa pas analizimit të rezultateve të nxënësve u shpallën edhe kampionët e Kosovës në Edicionin e gjashtë të Revistës shkollore “Siguria në rrugë”.


Ky edicion u organizua nga Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Infrastrukturës dhe me përkrahjen nga Policia e Kosovës,  Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë, Komuna e Prishtinës, Qendra e Mjekësisë Urgjente-Prishtinë, Brigada e Zjarrfikësve, Radio Televizioni i Kosovës.


Shkollat fituese ishin:

SH.F.M.U. “ Dëshmorët e Qëndresës”, Gllarevë-Klinë

SH.F.M.U. “Ismet Rraçi”, Klinë

SH.F.M.U. “Ali Gashi”, Çikatovë e Re-Drenas

SH.F.M.U. “ Nazim Gafurri”, Prishtinë

SH.F.M.U. “Gjon Sereqi”, Ferizaj

SH.F.M.U. “Haxhi Zeka”,  Zahaq-Pejë

SH.F.M.U. “Hasan Prishtina”, Llapushnikë-Drenas

Kampion në ngasjen e biçikletave ishin nxënësit:

Klasa 6

I-Florian Hasanaj, SH.F.M.U. “Dëshmorët e Qëndresës”, Gllarevë-Klinë

II-Aulon Rraçi, SH.F.M.U. “Ismet Rraçi”, Klinë

III-Aldrin Morina, SH.F.M.U. “Ali Gashi”, Çikatovë e Re-Drenas

Klasa 7

I-Leon Pacolli, SH.F.M.U. “ Nazim Gafurri”, Prishtinë

II-Shpat Palushi, SH.F.M.U. “Gjon Sereqi”, Ferizaj

III-Besim Lajqi, SH.F.M.U. “Haxhi Zeka”,  Zahaq-Pejë

Klasa 8

I-Bekim Vitia, SH.F.M.U. “ Nazim Gafurri”, Prishtinë

II-Leart Bajrami, SH.F.M.U. “Ismet Rraçi”, Klinë

III-Afrim Thaqi, SH.F.M.U. “Hasan Prishtina”, Llapushnikë-Drenas

Përveç garave me biçikleta në agjendën e këtij manifestimi u nda edhe një hapësirë për aktivitete argëtuese për publikun nga nxënës të shkollës Naim Frashëri në Prishtinë.it të shkurtër vetedijësues për siguri në rrugë “Rrugët kanë histori”.

 
 
 

Comments


ff6352d0-8ea6-4369-9843-a5b03fae80f7-removebg-preview (1).png

© 2026 Instituti për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport

 

  • Facebook
  • LinkedIn
  • Instagram

158 Eduard Lir 
Prishtina 10000

Kontakti

+383 45 903 903

info@instituteofroadsafety.org

 

bottom of page