Ministria e Infrastrukturës dhe AMRKS nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për përmirësimin e gjendjes së Sigurisë Rrugore
- metdjali
- Apr 13, 2018
- 2 min read

Prishtinë, 13 Prill 2018
Me qëllim të parandalimit të aksidenteve në rrugë por edhe të sensibilizimit dhe ngritjes së nivelit të sigurisë në trafikun rrugor në Kosovë, themeluesi i AMRKS-së z. Muhamed Krasniqi së bashku me disa përfaqësues të Forumit të Kosovës për Siguri në Rrugë u pritën në takim pune nga Ministri i Infrastrukturës z. Pal Lekaj.
Përveç diskutimit në mes të palëve për gjendjen e sigurisë rrugore në vend dhe hapat konkret që do të ndërmerren, u nënshkrua edhe Marrëveshje e Bashkëpunimit.Ministri Lekaj theksoj vizionin dhe politikat zhvillimore të Ministrisë së Infrastrukturës, të cilat përveç ndërtimit të infrastrukturës rrugore Ministria e Infrastrukturës ka marrë për obligim që të krijojë standard edhe në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, por edhe në sinjalistikë dhe ndriçim, të cilat me të vërtetë i kanë munguar rrugëve tona.
Në anën tjetër z. Krasniqi theksoj se objektiv kryesor i kësaj marrëveshje është zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta për përmirësimin e sigurisë rrugore në Kosovë, parandalimin dhe uljen e numrit të aksidenteve në rrugë.
Sipas tij, aktivitetet e parapara sipas kësaj marrëveshje të bashkëpunimit janë në harmoni të plotë me planin e veprimit të përbashkët në rritjen e sigurisë në rrugë dhe janë kërkesë e planit global për dekadën e veprimit 2011-2020 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara por edhe kusht i domosdoshëm për rrugën e Kosovës drejt integrimeve në BE-së. Kurse, bashkëpunimi institucional në aktivitete për sigurinë në rrugë sigurisht që do të ndryshojë edhe gjendjen në terren sa i përket sigurisë të qytetarëve në trafik, të cilën që nga vitit 2010 e tutje Raporti i progresit i Komisionit Evropian e paraqet si shqetësuese.Majori Jeton Rexhepi theksoj se Policia e Kosovës është një ndër akterët kryesor në deklaratën për shpalljen e vitit 2018 si vit i sigurisë rrugore dhe sipas tij institucionalisht janë të angazhuar për arritjen e realizimit të gjitha pikave të deklaratës në fjalë.
Në përfundim të këtij takimi, të gjitha palët u pajtuan se bashkëpunimi institucional dhe zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta do të ketë ndikim pozitiv në përmirësimin e sigurisë rrugore në Kosovë, parandalimin dhe uljen e numrit të aksidenteve në rrugë.







Comments