top of page
Search

Edicioni i tretë i Revistës shkollore ”Siguria në rrugë”-pjesa teorike

  • metdjali
  • May 29, 2015
  • 1 min read

Prishtinë, 29 Maj 2015


Ministria për Arsim, Shkencë dhe Teknologji në bashkëpunim me Kolegjin e Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli, organizuan Edicionin e tretë të Rivistës shkollore “Siguria në rrugë”, i cili është aktivitet tradicional dhe përfshinë shkolla fillore dhe të mesme të ulëta nga mbarë vendin, përzgjedhjen e të cilave e bënë MASHT-i. Aktiviteti është mbështetur edhe nga Policia e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Forumi i Kosovës për siguri në rrugë.

Komunat pjesëmarrëse për këtë vit, të cilat janë: Prishtina, Shtime, Drenas, Viti, Prizren, Kamenicë, Novobërdë, Shtërpcë, Gjakovë dhe Malishevë.MASHT–i ishte vendi i cili mblodhi sot 47 nxënës nga 12 shkollat pjesëmarrëse, të cilët iu nënshtruan testimit teorik nga fusha e komunikacionit që qëllim kryesor ka inkuadrimin e nxënësve në programin e mësimit të rregullave elementare dhe shkathtësive të sjelljes në trafik.


Nxënësit të cilët u treguan më të suksesshëm sot fituan të drejtën të marrin pjesë në garat me biçikleta, që nënkupton testimin e tyre në shkathtësitë teknike për ngasjen e biçikletës. Falë mbështetjes dhe bashkëpunimit me Komunën e Prishtinës, është mundësuar që këtë vit garat të mbahen në Sheshin” Zahir Pajaziti” në Prishtinë, me datë 04 Qershor 2015 duke filluar nga ora 10:00.Zhvillimi i aktiviteteve dhe plani i veprimit të përbashkët në rritjen e sigurisë në rrugë, janë kërkesë e planit global për dekadën e veprimit 2011-2020 të Organizatës së Kombëve të Bashkuara. Duke qenë se këto aktivitete po organizohen për herë të tretë në Kosovë, konsiderojmë se bashkërisht kemi arritur të përmirësojmë sigurinë e lëvizjes në trafik.

 
 
 

Comments


ff6352d0-8ea6-4369-9843-a5b03fae80f7-removebg-preview (1).png

© 2026 Instituti për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport

 

  • Facebook
  • LinkedIn
  • Instagram

158 Eduard Lir 
Prishtina 10000

Kontakti

+383 45 903 903

info@instituteofroadsafety.org

 

bottom of page