top of page
Search

AMRKS pranohet edhe në CIECA

  • metdjali
  • Mar 17, 2015
  • 1 min read

Prishtinë, 17 Mars 2015


CIECA (The International Commission for Driver Testing) është Komisioni ndërkombëtar për autoritetet e testimit për shofer, e cila është aktive në fushën e sigurisë rrugore dhe testimin për shofer. Në vitin 2012, CIECA kishte 56 anëtarë në 36 vende në mbarë botën.


Qëllimi CIECA s’është përmirësimi i standardeve të ngasjes, për të kontribuar në edukimin në trafikun rrugor, për të përmirësuar sigurinë rrugore, për të mbrojtur mjedisin dhe për të lehtësuar lëvizjen e mallrave në rrugë dhe transportit komercial dhe privat të udhëtarëve.Anëtarësimi i AMRKS në CIECA vjen pas anëtarësimit në ETSC dhe Global Alliance of NGO’s for Road Safety.


Ky anëtarësim ka rëndësi të madhe për veprimtarinë e AMRKS sepse duke qenë anëtar i këtij Komisioni ndërkombëtar edhe në vendin tonë do të mund të zhvillohen aktivitete të ndryshme për sigurinë rrugore sipas standardeve dhe udhëzimeve të CIECA-s.Anëtarësimi i AMRKS në CIECA përveç tjerash do të mundësojë bashkëpunimin dhe shkëmbimet ndërmjet anëtarëve, zhvillojë studime përkatëse dhe hulumtim në lidhje me arsimin e shoferëve, provimet dhe vlerësimet në provimet për patentë shoferë, etj.

 
 
 

Comments


ff6352d0-8ea6-4369-9843-a5b03fae80f7-removebg-preview (1).png

© 2026 Instituti për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport

 

  • Facebook
  • LinkedIn
  • Instagram

158 Eduard Lir 
Prishtina 10000

Kontakti

+383 45 903 903

info@instituteofroadsafety.org

 

bottom of page