top of page
Search

AMRKS përfaqësohet në Konferencën e dytë për Sigurinë rrugore dhe Forumin Ndërkombëtar për inovacion

  • metdjali
  • May 14, 2019
  • 1 min read

Sofje-Bullgari, 14-15 Maj 2019


AMRKS zyrtarisht është bashkuar me familjen e EuroRAP me datë 14 Qershor 2018 në Asamblenë e Përgjithshme të EuroRAP, kur Bordi pranoi rekomandimin e Komitetit të Pranimit për anëtarësim të AMRKS-së.


Si rezultat i anëtarësimit dhe bashkëpunimit me EuroRAP, themeluesi i AMRKS-së z.Muhamed Krasniqi ka pranuar ftesën dhe ka qenë pjesëmarrës në Konferencën e Dytë për Sigurinë Rrugore dhe Forumin Ndërkombëtar për Inovacion.

Përveç pjesëmarrjes së përfaqësuesve nga ministritë e ndryshme nga Bullgaria, në këtë konferencë dhe forum pjesëmarrës dhe panelist ishin përfaqësues nga Parlamenti Evropian,EuroRAP, IRF-Federata Ndërkombëtare e rrugëve-SHBA, BBARS-Asociacioni Bullgar për siguri në rrugë, Agjensioni shtetëror i Bullgarisë për siguri në rrugë, Agjencioni i Bullgarisë për infrastrukturë rrugore, Komisioni Europian, Banka Europiane për investime, etj.


Disa nga temat të cilat u diskutuan në këtë aktivitet ishin: Vizioni Zero në Bullgari; çfarë kemi mësuar nga Dekanda për siguri rrugore dhe masat që duhet të ndërmarrim tani e tutje; inovacionet në politika dhe diagnozat; trajtimet inovative dhe paneli i investimeve, krijimi i një tregu për sigurinë në rrugë, etj..ër siguri në rrugë “Rrugët kanë histori”.

 
 
 

Comments


ff6352d0-8ea6-4369-9843-a5b03fae80f7-removebg-preview (1).png

© 2026 Instituti për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport

 

  • Facebook
  • LinkedIn
  • Instagram

158 Eduard Lir 
Prishtina 10000

Kontakti

+383 45 903 903

info@instituteofroadsafety.org

 

bottom of page