top of page
Search

AMRKS pjesëmarrëse në takimin vjetor në kuadër të Projektit TRASACU

  • metdjali
  • Apr 6, 2017
  • 1 min read

Vjenë, 6 Prill 2017


Me datë 6 Prill 2017 në Vjenë u mbajt takimi i tretë vjetor në kuadër të TraSaCu- Traffic Safety Culture, projekt ky i financuar nga Komisioni Evropian, i cili synon zhvillimin e një qasje kulturore të kërkimit për sigurinë e trafikut rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, ndërsa partner nga Kosova në këtë projekt është AMRKS.


Gjatë takimit të gjithë partnerët (Kosova, Shqipëria, Turqia, Greqia, Austria, Holanda, Estonia, Finlanda, Virgjinia) kishin mundësi të informonin të tjerët lidhur me aktivitetet e tyre gjatë vitit të kaluar dhe planet për aktivitetet në vazhdim.


Njëkohësisht u diskutua edhe për të arriturat e projektit deri më tani dhe punën që na pret në vitin e fundit në kuadër të TraSaCu, ku më e rëndësishmja është zhvillimi i një manuali i cili do ju ndihmojë institucioneve të cilat kanë mandat të angazhohen për përmirësimin e sigurisë në rrugë duke u bazuar në kulturën e sigurisë në trafik.

 
 
 

Comments


ff6352d0-8ea6-4369-9843-a5b03fae80f7-removebg-preview (1).png

© 2026 Instituti për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport

 

  • Facebook
  • LinkedIn
  • Instagram

158 Eduard Lir 
Prishtina 10000

Kontakti

+383 45 903 903

info@instituteofroadsafety.org

 

bottom of page