top of page

Membership

Anëtarësimi në Institut është i hapur për individë dhe persona juridikë që përkrahin misionin, objektivat dhe vlerat e Institutit dhe që shprehin gatishmëri për të kontribuar në zhvillimin dhe aktivitetet e tij. Të gjithë anëtarët janë të obliguar të veprojnë në përputhje me këtë Statut, aktet e brendshme dhe legjislacionin në fuqi.

​

​

Pranimi në anëtarësi bëhet me paraqitjen e kërkesës me shkrim dhe miratimin nga organi kompetent i Institutit, sipas procedurave të përcaktuara me akte të brendshme. Instituti rezervon të drejtën të pranojë ose refuzojë kërkesat për anëtarësim në bazë të kritereve dhe interesave institucionale.

​

Anëtarët e Institutit gëzojnë të drejtën e pjesëmarrjes në aktivitetet, programet dhe iniciativat e organizuara nga Instituti, të drejtën për t’u informuar mbi veprimtarinë e tij, si dhe të drejtën për të dhënë propozime dhe kontribute profesionale, në përputhje me statusin e tyre.

​

Anëtarët janë të obliguar të respektojnë Statutin, vendimet e organeve drejtuese dhe parimet etike të Institutit, të kontribuojnë në realizimin e objektivave të tij, të mbrojnë reputacionin institucional dhe të përmbushin obligimet financiare apo profesionale që rrjedhin nga anëtarësimi.

ff6352d0-8ea6-4369-9843-a5b03fae80f7-removebg-preview (1).png

​

© 2026 Instituti për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport

 

  • Facebook
  • LinkedIn
  • Instagram

​​

158 Eduard Lir 
Prishtina 10000

Kontakti

+383 45 903 903

info@instituteofroadsafety.org

 

bottom of page